Fjalë Kyçe

95 vjet nga rënia e Shote Galicës

95 vjet nga rënia e Shote Galicës

Sot janë bërë 95 vjet që nga rënia e luftëtares shqiptare Shote Galicës, emri i lindjes i së cilës është Qerime Radisheva.

Ajo është shpallur Heroinë e Popullit Shqiptarë.

Shote Galica ka lindur në fshatin Radishevë të Drenicës dhe ishte motra e 6 vëllezërve.

Ajo u martua me Azem Galicën në vitin 1915, ndërkaq në vitin 1919 mori pjesë në Kryengritjen e Dukagjinit dhe të Junikut në 1921 – 1923.

Në vitin 1925 pas vdekjes së burrit të saj, Azem Galicës, ajo mori detyrën e tij dhe luftoi së bashku me Bajram Currin në Has të Prizrenit dhe Lumë, si dhe mbahet mend për kapjen e një komandanti serb dhe një numri ushtarësh në Çikatovë.

Në korrik të vitit 1927, ajo shkoi Shqipëri dhe kaloi muajt e saj të fundit në Fushë-Krujë, ku vdiq në moshën 31 vjeçare.

Shote Galica mbahet mend për thënien “Jeta pa dije është si një luftë pa armë”.