Don Lush Gjergji, ka folur edhe rreth situatës politike në Kosovë dhe politikanëve kosovar.
Sipas tij në Kosovë është shqetësues fakti që në Kosovë që 20 vite pas luftës nuk ka një unitet kombëtar në të mirë të të gjithëve.
I pyetur se a janë në rrugë të Zotit politikanët kosovar, Gjergji ka thënë se shpreson që të jenë, duke lënë një mesazh mjaft të qartë për ta.
“Shpresojmë që të jenë. Mua më brengos vetëm një gjë të njerëzit e politikës. Më befason pak çështja që e mira e përbashkët, një strategji e karakterit kombëtar, si është e mundshme që po nga mungon që 19 vite, e po na mungon çdo vite e më tepër. Si është e mundshme të mos kemi një dashuri për popullin tonë dhe shtetin tonë.. dhe kjo po hetohet më shumë si dukuri”, ka thënë ai në T7.
Ndërkohë ai ka pasur një porosi për politikanët.
“Në mënyrë deklarative të gjithë flasin për popull, por po e shtroj pyetjen vetvetes, sa me të vërtetë unë e dua popullin. Ndryshimi duhet të fillojë nga vetvetja”, ka Unë duhet të jem më i mirë, që shteti im të jetë më i mirë”, ka shtuar tutje ai.
I pyetur se a ka të njëjtat qëndrime si të Kishës Katolike të Serbisë për përfshirje në dialogun e Brukselit, Gjergji ka thënë se nuk dëshirojnë përfshirje të karakterit politik.
“Jo qëndrim të karakterit politik, por të karakterit parimor po, sepse dialogu bisedimi janë mundësi që i ka individi familja populli familja dhe shteti. Nuk duhet të heqim dorë kurrë nga bisedimi dhe komunikimi parimor. Kisha katolike mundohet të jep kontributin e saj për këtë çështje. Dhe në këto bisedime kërkohet e mira e përbashkët e dy bashkëbiseduesve”, ka thënë ndër të tjera ai.