Fjalë Kyçe

Në BeerFest, gjashtë persona të arrestuar dhe një për spital

Në BeerFest, gjashtë persona të arrestuar dhe një për spital

Një përleshje ka ndodhur në mes disa personave në festivalin e Birrës, BeerFest në Prishtinë.

Për shkak të kësaj përleshje policia ka arrestuar gjashtë persona kurse një për shkak të plagëve të marra është dërguar në emergjencë, kanë treguar burimet e Indeksonline.

Përkundër këtij incidenti festivali i birrës po vazhdon të mbahet, ku i ftuar për të performuar është Alban Skenderaj.

BeerFest ka filluar gjatë ditës së sotme.