Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Violeta, kanë marrë pjesë në shfaqjen dramatike “Skenderbeu ose dashuria dhe liria” të autorit anglez Thomas Whincop, e cila u shfaq në Teatrin Kombëtar në Prishtinë.
Shfaqja në fjalë është dhënë premierë në shumë prej shteteve të botës, ndërsa këto javë është dhënë edhe në kosovë dhe Shqipëri.
Kryeparlamentari Veseli duket se është tejet i kujdesshëm në përcjelljen e premierave dhe shfaqjeve që promovojnë të bëmat historike dhe kulturën e vendit tonë.
Në mbrëmjen e sotme (e premte), ai ishte i pranishëm së bashku me bashkëshorten e tij, Violetën, në një nga rreshtat e parë të teatrit Kombëtar të Kosovës.
I impresionuar nga shfaqja, Veseli vendosi që ta komentojë mbrëmjen përmes një njoftimi të bërë në rrjetin social Facebook.
“Sonte, bashkë me Violeten ishim në Teatrin Kombëtar për të parë shfaqjen dramatike “Skenderbeu ose dashuria dhe liria” të autorit anglez Thomas Whincop.
Kjo është një ndër qindra veprat artistike që arti botëror ia ka dedikuar heroit tonë kombëtar. Fakt ky që flet më së miri për dimensionin universal të luftës së tij për liri”, ka shkruar Kadri Veseli në faqen e tij në Facebook.