Fjalë Kyçe

Lexojeni si e kujton Thaçi betejën e parë të UÇK-së

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka përkujtuar të rënët për liri në Ditën e Veteranit.

Thaçi në një postim në Facebook, ka thënë se kjo ditë është rikujtim i betejës së parë më 30 dhjetor 1991 të familjes së komandantit legjendar, Adem Jashari, përcjell lajmi.net.

Tutje, presidenti ka shtuar se sot me krenari kujtojmë çdo të rënë në altarin e lirisë.

Postimi i plotë:

Një ditë para përmbylljes së vitit, më 30 dhjetor, që shumë vjet shënohet Dita e Veteranit. Për çdo veteran të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kjo ditë është rikujtim i betejës së parë, më 30 dhjetor 1991, të familjes së komandantit legjendar Adem Jashari me forcat serbe në Prekaz. Heronjtë, dëshmorët dhe veteranët e luftës sonë për liri dhe pavarësi krijuan epokë të re për popullin tonë, prandaj sot me krenari kujtojmë çdo të rënë në altarin e lirisë dhe nderojmë gjithë sakrificën dhe kontributin e çdo veterani në luftën tonë çlirimtare.