Ana Bërnabiq, kryeministre e Serbisë ka mohuar se po kërkon tërheqjen e njohjeve për Kosovën. Ajo është shprehur se ka dashur “që të informojë shtetet e OKB-së për veprimet e papërgjegjshme të Kosovës”.
Akuzave të kryeministrit Haradinaj, se Bërnabiq po dërgon letra te shumë shtete për të tërhequr njohjet, iu është përgjigjiur vetë kryeministrja serbe.
“Unë nuk kam ftuar anëtarët e OKB-së që të tërheqin njohjet e pavarësisë së Kosovës. E dërgove letrën që të tregojë histroinë e Haradinajt pas vendosjes së taksës prej 100%. Në këto momente, është synuar vetëm informimi i shteteve anëtare të OKB-së për lëvizjet absurde dhe të rrezikshme të Prishtinës”, deklaroi Bërnabiq, transmeton Gazeta Insajderi.
Kryeministrja serbe ka treguar edhe për përmbajtjen që e kanë pasur këto letra, që shteti serb ua ka dërguar shumë shteteve, e në mesin e tyre edhe Shqipërisë.
“Në letrën pesë faqe tregohet që Prishtina nuk i ka zbatuar marrëveshjet e Brukselit. Aty përmendet edhe vrasja e Ivanoviqit dhe fakti që Prishtina nuk pranoi ta ndihmojë Beogradin në hetime. E gjithashtu theksohet edhe arrestimi i Marko Gjuriqit”, ka thënë Ana Bërnabiq.
Ky reagim i kryeministres serbi erdhi pasi Haradinaj i vlerësoi të papranueshme këto letra.
Madje faktin që këtë letër ia kanë dërguar edhe Shqipërisë, Ramush Haradinaj e cilësoi absurd.