Sjelljet e LDK-së dhe Vetëvendosjes karshi zhvillimeve të fundit po i sheh si për keqardhje kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
Ai në një intervistë për televizionin publik të Kosovës tha se nuk është mirë të shikohet vetëm interesi partiak dhe i votave kur bëhet fjalë për interesin e vendit.
Më tej Veseli tha se PDK premton se nuk do të gabojë kurrë në raport me interesat e vendit.
Letrën e presidentit amerikan për presidentin Hashim Thaçi, Veseli e vlerëson si historike ndërkaq thotë se do të vazhdojë t’i ftojë LDK-në e VV-në që t’i bashkohen ekipit negociator.
Miëpo thotë se edhe pa ta dialogu në Bruksel do të fillojë e mbarojë.