Rita Ora ka përmbyllur vitin në mënyrën më të mirë.
Rita Ora, pas shumë angazhimeve në muzikë, ditët e fundit të këtij viti vendosi t’i kalojë në një vend tropikal, shkruan lajmi.net.
Këngëtarja si destinacion për të pushuar ka zgjedhur Maldivet, nga atje ajo ka sjellë edhe imazhet e para qysh prej ditës së djeshme.
Mëngjesin e sotëm, këngëtarja e nisi me pamje nga plazhi, ndërsa tregoi edhe se kush po e shoqëronte.
Kujtojmë që Rita Ora gjatë këtij viti ka lansuar albumin me titull “Phoenix”, i cili rezultoi shumë i suksesshëm.