Fjalë Kyçe

Shumë takime dhe shpenzime, lexoni reuzltatin që ka fituar Kosova?

Shumë takime dhe shpenzime, lexoni reuzltatin që ka fituar Kosova?

Synim prioritar i Kosovës ka qenë dhe mbetet anëtarësimi në organizatat rajonale, kontinentale dhe globale, veçanërisht në OKB dhe agjencitë e ndërlidhura me të.

Viti 2018 nuk ka qenë i suksesshëm për Kosovën sa i takon anëtarësimit në organizatat më të rëndësishme ndërkombëtare.

Diplomacia kosovare në krye me ministrin e Jashtëm, Behgjet Pacolli ka dështuar edhe pse ky i fundit ishte shumë optimist.

Lobimi për anëtarësim në INTERPOL nuk doli të jetë i suksesshëm. Në nëntor vendi ynë nuk mori vota të mjaftueshme për anëtarësim, në raundin e parë të votimit Kosova mori 76 vota pro ndërsa në të dytin 68. Votat e mjaftueshme për anëtarësim ishin 103. Kjo ishte hera e dytë që Kosova tentoi të anëtarësohet në organizatën më të madhe policore.

Pas këtij dështimi, Pacolli nuk pranoi të paraqitej në Kuvend ku u ftua të raportonte për atë se çfarë kishte ndodhur. MPJ ia hodhi komplet fajin Serbisë pasi kjo e fundit kishte lobuar vazhdimisht kundër Kosovës, shkruan lajmi.net.

Paraqitja e Pacollit para Komisionit për Punë të Jashtme më 19 dhjetor ishte skandaloze. Ai deklaroi se ‘vajza të bukura serbe ja lanë zezakut letrën në tavolinë dhe për këtë arsye shumë vende afrikane votuan kundër pranimit të Kosovës në INTERPOL’.

Për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO vetëm se u përfol pasi institucionet nuk morën hapa në këtë drejtim. Në mungesë të miratimit të dy ligjeve për UNESCO-n, atë për liritë fetare dhe trashëgiminë kulturore të cilat është dashur të përmbyllen që nga viti 2015, Kosova nuk aplikoi në këtë organizatë as në vitin 2017.

Dështim edhe në procesin e lobimit për njohje.

Bisedime, fotografi e takime me zyrtarë të shteteve të ndryshme dhe Pacolli këtë vit solli vetëm një njohje.

Më 24 nëntor 2017 Kosova është njohur nga Madagaskari dhe më 15 shkurt 2018 nga Barbados.

Madje vendi ynë ka kaluar në defansivë pasi po merret me ruajtjen e njohjeve, për të cilat Serbia lobon vazhdimisht që të tërhiqen.

Deri më tani Kosovën e ka njohur 116 vende të botës dhe është anëtarësuar në mbi 60 Organizata rajonale, kontinetale dhe globale.