Një vjedhje e armatosur sikur në filmat aksion ka ndodhur dje në Ferizaj, Policia raporton se dje në rrugën Dëshmorët e Kombit rreth orë 17:32, një mashkull i komunitetit shqiptar ka raportuar se për deri sa ishte në lokalin e tij dy të dyshuar të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve i kanë grabitur një sasi ari.
Gjatë ikjes nga vendi i ngjarjes të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri dhe me forcë kanë marr një veturë me të cilën gjatë ikjes kanë aksidentuar dy vetura. Gjatë të shtënave është dëmtuar një veturë, raporton Policia e Kosovës, transmeton GazetaAlo.
Nuk raportohet për persona të lënduar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy fishek. Njësia policore ka bërë bastisje në tre lokacion të ndryshme dhe ka shoqëruar tre persona te cilet janë intervistuar.
Rasti është duke u hetuar intensivisht nga njësitet policore./GazetaAlo/