Në tri raste të ndryshme Policia e Kosovës ka konfiskuar armë pa leje gjatë 24 orëshit të kaluar.
Në rastin e parë në Prishtinë në rrugën Agim Ramadani, mbrëmë rreth orës 21:25 është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që gjatë kontrollimit të veturës i është gjetur dhe konfiskuar një sprej e llojit CS-Gas.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt, raporton Policia e Kosovës, transmeton GazetaAlo.
Po ashtu në Prishtinë, në rrugën Rrustem Statovci, rreth orës 20:15 të mbrëmjes, është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që gjatë kontrollimit të veturës i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Ndërsa, në Suharekë, gjegjësisht në fshatin Bllacë, dje rreth orës 10:30, është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, një pushkë gjuetie dhe 83 fishek të kalibrave të ndryshëm.
Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./GazetaAlo/