Grabitësit nuk do ta kenë më të lehtë të grabisin para nëpër institucionet financiare.
Kështu po thotë ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa. Sipas tij është bërë një plan operativ me anë të cilit po synohet që t’i lejoj të bartin armë edhe punëtorët që i ruajnë bankat. Po ashtu kreu i MPB-së po planifikon që t’i furnizoj me armë të gjata edhe patrullat policore. Mustafa ka premtuar se ligji për pjesëtarët e Policisë për sigurime shëndetësore do të finalizohet brenda këtij muaji.
Ngjarja në Istog, kur polic u vra pasi u qëllua nga një grabitës i armatosur kanë bërë që Ministria e Punëve të Brendshme të hartojë një plan të ri të sigurisë.
Ky institucion po planifikon që t’i lejojë punëtorët e sigurimit të bartin armë.
Ekrem Mustafa ka shpalosur planin operativ për T7 me anë të cilit planifikojnë t’i parandalojnë grabitjet nëpër banka.
“Duke analizuar dhe duke kërkuar guvernatori i BCK që gjatë licencimit të merren parasysh si aspekti i viziualitetit apo kamerave të cilat i vendosin bankat. Mbrojtja me dritare të blinduara dhe dyer dhe mekanizmat të cilat ja pamundësojnë hyrjen në institucionet financiare keqbërësve”.
“Unë si ministër kam iniciuar edhe mënyrën e licencimit të kompanive të sigurimit që bahet nga ne që personat që punojnë aty të kenë licencë dhe të jenë të trajnuar mos të ketë punëtorë aty me nga 150, por edhe ta ndryshojnë rregulloren që ata t’i armatosmi”.
Me armë do gjata MPB po planifikon t’i furnizoj edhe patrullat policore pas rastit të fundit në Istog, kur grabitësi kishte shtënë me kallashnikov drejtë policëve.
“Ne kemi bërë edhe planin operativ duke u mos përzier në planin e policisë, por këna marrë masa që patrullat policore të bartin edhe armë të gjata sepse është shqetësuese që bandat po përdorin edhe bomba”
“Me 31 kemi rritë nivelin e sigurisë në nivel të Kosovës sidomos nëpër markete të mëdha, por edhe nëpër banka”.
Ndërkohë kreu i MPB-së ka folur edhe për mungesën e sigurimeve shëndetësore të pjesëtarëve të Policisë.
Sipas tij një gjë e tillë do të ndodh shpejt pasi është duke punuar intenzivisht në këtë drejtim.
“Është tu u përgatitë drafti edhe besoj që në mbledhje të qeverisë do ta qes në muajin e parë, eventualisht në muajin e dytë, nëse bash hiq nuk kemi përkrahje një pjesë do ta ndaj nga buxheti i Mpb që ta kanë shëndetin dhe sigurimin e jetës”
E për identifikimin e grabitëseve e që një pjesë e tyre janë në arrati i pari i MPB-së ka kërkuar ndihmë edhe nga Agjencinë Inteligjencës së Kosovës.