Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, beson se ekipi i tij mund të fitojë çdo ndeshje dhe ketë e thotë para se të udhëtojnë në Dubai që më pas të përballen me Tottenham-in.
United ka fituar 2-0 ndaj Newcastle të mërkurën duke bërë trajnerin të thyejë një rekord, “fitoren e katër ndeshjeve të tij të para”, të mbajtur nga Sir Matt Busby që nga viti 1946.
Para sfidës së radhës në konferencën për shtyp trajneri ka thënë:
“Kur vjen në klub kështu, pritet që të fitosh ndeshje. Dhe kur fiton katër të tilla, pret që të fitosh edhe ndeshjen e radhës. Unë mendoj që ne mund të fitojmë çdo ndeshje”.
Trajneri-t iu besua stoli Manchester United pas shkarkimit të Mourinho-s, ndërsa ai nuk dëshiron ta lërë këtë detyre në verë:
“Nuk e kam folur me njeri. Kur erdha këtu dera ishte e hapur dhe po shikonin për një trajner të ri. Sa më shumë qëndron këtu, aq më shumë e shijon. Kur të prezantojnë menaxherin tjetër, qofsha unë apo dikush tjetër, paçin fat.”
Ekipi do të udhëtojë në Dubai për një stërvitje në kohë të ngrohtë pas ndeshjes së të shtunës, por tekniku kujdeset për ta bërë të qartë se nuk do të jetë kohë për pushime:
“Kam pasur shumë kohë për të folur me ata dhe jo shumë kohë për t’u stërvitur, kështu që nëse ndonjë nga lojtarët mendon se do jenë pushime, gabon”.