Mërgimtarëve për të dalë nga Kosova përmes pikëkalimit kufitar në Merdare u duhet të presin rreth 8 orë.
7 orë deri në 7 orë e 20 minuta u duhen për të dalë nga Kosova nga pika kufitare Merdare.
Këtë e bën të ditur Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.
Sipas QKMK-së, për të hyrë në Kosovë u duhen vetëm minuta. Aty thuhet se pritjet për të hyrë janë nga 5 deri në 10 minuta.
Këto kolona të gjata bëhen shkaku i kthimit të mërgimtarëve të cilët kanë qëndruar në Kosovë gjatë festave të fundvitit.
Rikthimi i tyre në vendet ku jetojnë ka bërë që kolonat të jenë deri në një kilometër në pikëkalimet kufitare me Serbinë. Mërgimtarët thonë se janë lodhur me këto pritje.
https://www.facebook.com/MPBQKMK/photos/a.986068431557602/1129396440558133/?type=3