Avni Arifi, këshilltar i kryeministrit Ramush Haradinaj, ka thënë se tuxharllëk mund të bëhet vetëm me pronat e babës, por jo me territorin e Republikës së Kosovës.
Përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, Arifi, e ka quajtur humbje të shtetësisë dhe territorit, tuxharllëku me territor për me shumë shtetësi.
“Tuxharlëku me territor të Kosovës për më shumë “shtetësi” është humbje edhe e territorit edhe e shtetësisë. Kërkush s’ka të drejtë me qitë n’pazar territor të Kosovës . Veç me pronat e babës bohet tuxharllëk”, ka shkruar Arifi.