Ambasadori britanik në Kosovë, Ruari O’Connell, u ka uruar të gjithë besimtarëve të komunitetit Ortodoks, festën e Krishtlindjeve.
Ai në një postim në Facebook, ka uruar që të ketë prosperitet, paqe dhe lumturi gjatë ditës së Krishtlindjeve dhe gjatë gjithë vitit.
“Gëzuar Krishtlindjen miqve të mi dhe të gjithë juve nga komuniteti Ortodoks. Uroj të keni prosperitet, paqe dhe lumturi këtë Krishtlindje dhe gjatë gjithë vitit”, ka shkruar O’Connell.