Ylli Hoxha, një zyrtar i VV’së, po thotë se PDK po tenton të përçajë Vetëvendosjen me LDK’në.
Hoxha ka prezantuar të dhënat e hulumtimit të VV’së ku LDK e VV bashkë marrin 56 ulëse në Parlament me Albin Kurtin Kryeministër.
“VV dhe LDK janë duke udhëhequr në sondazhet me qytetarët ku së bashku do të bënin 56 ulëse në Kuvend. Kurse Albin Kurti qartazi vazhdon të shihet si figura më e përshtatshme për të udhëhequr si kryeministër i vendit”, ka shkruar Hoxha, dikur një përkrahës i zhurmshëm i Shpend Ahmetit.
“Në këso momentesh aparatusi propagandistik i PDK-së me satelitët e vetë mundohet të nxisë përçarje përmes gjuhës poshtëruese dhe tallëse. Jemi mësuar tashmë me këso pallavrash. Kot e keni, së shpejti kemi me ju pa në opozitë”, ka shtuar ai.
Sondazhi i VV’së e ka nxjerr të parën LDK’në ndërsa Kurtin si njeriun më të pëlqyer për Kryeministër. Ende nuk e kanë sqaruar nëse këto të dhanë i kanë publikuar edhe për t’i bërë ofertë LDK’së që të hyjnë në një koalicion parazgjedhor me Kurtin si kanididat për Kryeministër.