Një video e realizuar katër vite më parë ku shihet reperi duke prekur në pjesët intime një fanse në skenë po bën xhiron e rrjetit.
Drake teksa po performonte në skenë vallëzon bashkë me të dhe e prek atë në pjesë intime, shkruan lajmi.net.
Meqë vajza ishte vetëm 17 vjeç, veprimi i reperit ka nxitur reagime të shumta në internet, madje shumë prej tyre e fyejnë rëndë atë.
Megjithatë, duket se Drake nuk i ka marrë për bazë këto komente, andaj nuk ka reaguar ndaj kësaj çështjeje.
Ai ka uruar reperin Preme me rastin e ditëlindjes, e po ashtu ka postuar një status me rastin e lirimit nga burgu të Cytonia Brown, e cila është viktimë e trafikimit seksual dhe e dënuar për vrasjen e përdhunuesit të saj.