Ditë më parë u raportua se ish-komandanti i UÇK-së, Sylejman Selimi është ftuar për t’u intervistuar nga Gjykata Speciale në Hagë.
Por është pikërisht avokati mbrojtës i tij, Tomë Gashi i cili ka deklaruar se nuk është e vërtetë që Sylejman Selimi është ftuar nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm për t’u intervistuar në Hagë, por që në një mënyrë e ka konfirmuar se ai është ftuar për intervistë por gjë e cila do të bëhet në Prishtinë.
Tutje, avokati Gashi ka thënë se të gjitha kontaktet zyrtare në formë të shkruar me Zyrën e Prokurorit Special për intervistimin e tij në Prishtinë janë duke u udhëhequr nga ai dhe avokatët amerikan.
Po ashtu, ai ka shtuar se gjendja shëndetësore e Selimit ndër vite është përkeqësuar dhe prej datës 5 të muajit dhjetor ai gjendet në trajtim mjekësor në QKUK në Prishtinë.
Postimi i plotë:
Gjeneral Sylejman Selimi,ish Komandanti I Shtabit te Pergjithshem te UCK-se nuk eshte ftuar asnjehre nga Zyra e Prokurorit Special per tu intervistuar ne Hage.
Te gjitha kontaktet zyrtare ne forme te shkruar me Zyren e Prokurorit Special per intervistimin e tij ne Prishtine jemi duke i udhehequr une dhe avokatet Amerikane Gregor Guy Smith dhe Colleen Rohan.
Gjendja shendetsore e Gjeneral Selimit me vite te tera eshte perkeqesuar, ai gjindjet ne trajtim mjekesor ne ÇKUK ne Prishtine qe nga data 05.12.2018.
Ne ekipi I avokateve jemi duke negociuar me Zyren e Prokurorit Special per intervistimin e z.Sylejman Selimit ne Prishtine per nje date te papercaktuar kur gjendja e tij shendetesore te normalizohet.