Paraqitje e mirë e Partizanit në testin e parë të fazës përgatitore në Antalya të Turqisë.
“Të kuqtë”, të drejtuar nga Skënder Gega, kanë barazuar 1-1 me Sivassporin në miqësore, duke treguar vazhdimësi në lojë dhe në rezultate.
15-herë kampionët e Shqipërisë kaluan të parët në epërsi me Asir Asanin, një ndër më të mirët në fushë, por skuadra turke barazoi me anë të Torjes me 11-metërsh në minutën e 67-të.
Gega e nisi takimin me këtë formacion: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Atanda, Trashi, Hila, Telushi, Asani, Mensah, Mala e Bardhi. Gjatë ndeshjes u aktivizuan Xhika, Cardoso, Kote, Çinari, Bitri, Kalari dhe Hyseni në vend të Hoxhës, Mensah, Hilës, Asanit, Ibrahimit, Trashit dhe Malës.
Dy ditë më pas Partizani do të luajë sërish miqësore, këtë herë ndaj Antaliasporit. Ndërsa më 14 janar do të sfidojë Dinamon e Zagrebit, raportojnë mediet shqiptare.