Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka thënë se çështja e Kosovës nuk duhet të lihet në formë të konfliktit të ngrirë.
Po ashtu, Bërnabiq e ka pranuar se SHBA i ka kërkuar Serbisë të ndal lobimin për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës.
“Është e drejtë të lobohet për tërheqje të njohjes. Beogradi e ka hedhur poshtë këtë kërkesë”, është shprehur ajo, përcjell lajmi.net.
Tutje, ajo ka thënë se i vjen keq që duhet biseduar me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj i cili akuzohej për ‘krime të rënda’.
“Është e tmerrshme por ne duhet të flasim me të për shkak të stabilitetit rajonal dhe të ardhmen tonë. Nëse kemi stabilitet rajonal atëherë jemi në gjendje të përmbushim gjithçka”.
Bërnabiq ka shtuar se çështja e Kosovës ishte një temë e mbyllur për shumicën e vendeve në botë mirëpo sot nuk është më kështu, madje as për SHBA-të dhe Gjermaninë.