Kyle Walker mendon se ai është lojtari më i mirë në botë. Po, e dëgjuat mirë, as Lionel Messi dhe as Cristiano Ronaldo nuk mund t’i afrohet mbrojtësit të djathtë të Manchester City-t.
Lojtari i përfaqësueses angleze ka postuar në Instagram duke pretenduar se goli që shënoi në fitoren 9-0 të Qytetarëve ndaj Burton në Carabao Cup të mërkurën ka bërë që ai të ngjitet në majë të botës.
Walker ka përshkruar foton: Gola në vitin 2019: Walker 1, Ronaldo: 0, Gola në Carabao Cup: Walker: 1, Messi: 0, t’i japim fund këtij diskutimi?
Walker ka thënë me shaka se ka shënuar më shumë gola se Ronaldo gjatë vitit tërë i dhe më shumë gola se Messi në Carabao Cup, një kompeticion ku nuk luan argjentinasi.
Mbrojtësi i City-t shënoi golin e dytë të sezonit në gjysmëfinalen e Carabao Cup teksa Gabriel Jesus shënoi katër dhe Kevin De Bruyne, OIeksandr Zinchenko, Phil Foden dhe Riyad Mahrez nga një.