Kryeministri Edi Rama zbuloi para ambasadorëve arsyet pse zgjodhi Gent Cakajn për postin e ministrit të Jashtëm, në vend të Ditmir Bushatit.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Gent Cakajn, nuk e ka zgjedhur pse është kosovar, por për shkak se sipas tij, ai është një shqiptar pasionant për politikën dhe për atdheun.
“Unë nuk e kam zgjedhur Gent Cakajn as si kosovar dhe as si i ri, por si një shqiptar pasionant për politikën dhe për atdheun tonë”, tha Rama, raporton TCH.
Tutje Rama ka thënë se e mbështet dialogun mes Kosovës dhe Serbisë si dhe arritjen e një marrëveshjeje që garantohet nga SHBA dhe BE.
“Ai nuk ka predikuar ndryshime kufijsh në Ballkan. Dua ta bëj të qartë se Shqipëria e mbështet dialogun dhe inkurajon marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, e cila të garantohet nga SHBA dhe BE. Të tjerat janë fukarallëk mendjesh dhe maskarallëk”, shtoi kryeministri.