Fjalë Kyçe

Qytetarët ankohen për mospastrimin e borës nga rrugët e Prishtinës (Video)

Qytetarët ankohen për mospastrimin e borës nga rrugët e Prishtinës (Video)

Reshjet e borës, problem u kanë sjell edhe qytetarëve në kryeqytet. Rrugët sidomos nëpër lagje, kanë sjell vështirësi për qytetarët. Ndërsa, kryetari i komunës, Shpend Ahmeti, thotë se situata stabilizohet kur të ndalen të reshurat.

Reshjet e dendura të borës, të cilat kanë rënë, ka bërë që rrugët e kryeqytetit të jenë në gjendje të vështirë.

Në gjendje më të mirë ishin vetëm rrugët kryesore, mirëpo jo edhe ato nëpër lagjet e Prishtinës. Nëpër këto lagje, qytetarët me vështirësi po lëvizin.  Ata shprehen të frustuar me këtë gjendje. Skënder Rexhepi, nuk është aspak i kënaqur me pastrimin e rrugëve nga bora. Thotë se gjysmë ore ka vonuar të dal në qytet, ndonëse shtëpinë ka fare pranë.

“Shyqyr që nuk rrëzohem dika se askush nuk më paguan nëse i thyej eshtrat. Po e kam shumë të vështirë qarkullimin, nga “4 Llullat” ku e kam shtëpinë deri në shesh po i bëj gjysmë ore”, shprehet qytetari  Skender Rexhepi.

Ndërsa i riu Besar Gërgi, thotë se qarkullimi për këmbësorë është i vështirë.

“Rrugët nuk janë fort të pastruara. Për automjete disi janë pastruar, por këmbësorët po e kanë vështirë”, tha Besar Gërgi.

Të pakënaqur më pastrimin e borës nëpër rrugë shprehen edhe vozitësit. Ali Sylejmani vozitës i njërit nga autobusët lokal të Prishtinës, thotë se rrugët nuk po pastrohen.

https://www.facebook.com/tvdukagjiniofficial/videos/767811610248824/?t=67