Eksperti i meteorologjisë dhe profesori universitar Sylë Tahirsylaj, ka treguar se si do të mbretërojë moti gjatë ditës së nesërme dhe në vikend.
Ai për KALLXO.com tha se do të ndalen reshjet e borës dhe se do të ketë ngritje të temperaturave.
“Vendi do të vazhdojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore, mirëpo me ditën e nesërme do të ndërpriten përkohësisht reshjet, nuk do të ketë as reshje të borës e as të shiut. Temperaturat do të luhaten minimalet nga -4 deri në -9 gradë celsius ndërsa ato më të lartat ditore nga -1 në -3 gradë Celsius, është një mot i dimrit dhe do të ketë erë nga ana e veriu dhe veri lindjes prej 1/3 mphs. Ky mot do të vazhdojë të jetë edhe në ditën e shtunë dhe të diell”, tha Tahirsylaj.
Ai shtoi se ditën e hënë do të ketë reshje më të shtuara të borës nga rrafshi i Dukagjinit dhe më pak në rrafshin e Kosovës.