Fjalë Kyçe

Rexhaj: PDK dhe NISMA t’i heqin duart nga Universiteti i Prizrenit

Rexhaj: PDK dhe NISMA t’i heqin duart nga Universiteti i Prizrenit

Xhavit Rexhaj, anëtar i Agjencisë së Akreditimit, thotë se Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti”,  është në gjendje të vështirë për shkak të pamundësisë se zgjedhjes se një rektori në mënyrë të ligjshme. Ai për këtë situatë të këtij universiteti ka fajësuar partitë politike, që sipas ti po synojnë ta ‘kapin’ këtë institucion.

“Nisma, PDK-ja dhe partitë e tjera te vendosin se nuk e vlen te shkatërrohet një universitet për tekat e dy partive. Universiteti nuk bën të jetë dekorim partiak”, ka shkruar Rexhaj në profilin e tij në Facebook.

 

Shkrimi e plotë të Rexhajt mund ta lexoni më poshtë:

 Po behen tete muaj prej se Universiteti i Prizrenit po vendnumeron per shkak te pamundesise per te zgjedhur nje rektor ne menyre te ligjshme. Nje bllokim i tille nuk i eshte dashur UPz-se, pasi qe vendnumerimi po e percjelle realisht prej themelimit te tij. Sot, pas tete vitesh e pas miliona euro investime, UPz eshte para bllokimit te plote. Me mire se UPz qendrojne te gjitha universitetet e reja publike – te themeluara 4-5 vite pas tij dhe pa gezuar perkrahjen qe ka pasur ky universitet.

Pse ndodhe keshtu?

Une mendoj se pas dy profesoreve qe garojne per kete post qendrojne dy – e me shume – parti politike. Ketu nuk behet fjale per koncepte te udheheqjes universitare por per lufte nderparikate per kapjen e UPz. Keshtu si eshte puna, nuk ka rendesi se kush do te fitoje kete gare sepse qellimet i kane partiake e politike – kurrsesi universitare. Studentet jane ketu objekt manipulimi. Ketu askush as qe lodhet per studentet e studimet.

Cka te behet?

Kerkohet intervenim i themeluesit – parlamentit te Kosoves, i cili te ngarkoje Qeverine e RK me masa konkrete per tejkalimin e bllokimit te punes dhe ndaljen e procesit te shkaterrimit te Universitetit.

Kerkohet vendosja e nje administrimi te perkoheshem (kompetent, te paanshem, e profesional) me mandat qe: te konsolidoje menaxhimin e UPz, te punesoje numer te mjaftueshem te mesimdhenesve te kualifikuar, te stabilizoje kurrikulat, dhe te pergatise e organizoje zgjedhjet e reja brenda nje periudhe 1.5 vjecare.

Per te ndodhur kjo eshte me rendesi qe Nisma, PDK-ja dhe partite e tjera te vendosin se nuk e vlene te shkaterrohet nje universitet per tekat e dypartive. Universiteti nuk ben te jete dekorim partiak (edhe ne kemi nje universitet), as burim te ardhurash per partine, as fabrike e titujve per militantet.

Edhe studentet e popullata e regjionit te Prizrenti do te duhej te jene me aktiv per te larguar ushujzat partiake nga UNIVERSITETI TYRE. Habitem se sa te pandjeshem jemi bere ndaj shkaterrimit te institucioneve tona – para syve tone, duke pritur se cili do te fitoje. Te dyja grupacionet te njejta jane – shkaterrimtare!