Safet Zejnullahu ka kujtuar ditën e vrasjes së Enver Malokut 20 vjet më parë.
Zejnullahu, i cili ishte bashkëpunëtor i Malokut thotë të ketë qenë bashkë me Malokun vetëm disa minuta para vrasjes së tij.
“1 janari është për mua gjithnjë ditë e rëndë. Enveri u vra vetem pak minuta pasi u ndame. Nje nga rastet e rralla, pas atentatit te pare, qe nuk e shoqerova deri te hyrja e baneses… Shkuam ne spital, por nuk ia dolem.
Sot, e perkujtuam si cdo 11 janar, 20 vjet rresht!
Me akademi perkujtimore dhe me dokumentarin per QIK-un, realizuar nga RTK.
Kujtim i perhershem per Njeriun e paperseritshem ne gazetarine shqiptare, Enverin tone”, ka shkruar Zejnullahu në profilin e tij në Facebook.