Ish-komandanti i Zonës Operative të UÇK-së, Sami Lushtaku, ka mbërritur në Aeroportin e Prishtinës, prej nga do të fluturojë për në Hagë.
Gjykata Speciale e ka ftuar Lushtakun dhe 10 luftëtarë të tjerë për t’u intervistuar.
Intervistimi i Sami Lushtakut dhe Rrustem Mustafës do të ndodhë nesër.
Lushtaku dhe Mustafa udhëtojnë sot për në Hagë.
Shumë bashkëpartiakë e bashkëluftëtarë kanë dalë për t’u përshëndetur me Sami Lushtakun në Aeroportin “Adem Jashari”.
Këto janë fotot nga aeroporti, ku shihet se për ta përshëndetur Lushtakun ka dalë edhe deputeti Milaim Zeka.
Bashkë me ish-kryetarin e Skenderajt do të jetë edhe avokati i tij, Arianit Koci.
Këto janë fotot nga Aeroporti.