Arianit Koci, avokat i Lushtakut dhe i Mustafës, është deklaruar para mediave pak para nisjes për në Hagë bashkë me klientët e tij.
Koci ka thënë shkurt se gjithçka “mirë po shkon, mirë po kthehemi”.
“Zoti Lushtaku fluturoi tani, do të intervistohet me 16 janar, dhe këtë kohë e ka shfrytëzuar për një vizitë familjare”, tha Koci, raporton Koha.net.
“Nesër, më 14 janar, intervistohet zoti Mustafa. Data është ndryshuar për dëshmi sepse e kanë të njëjtin avokat dhe është dashur të koordinohet koha”, ka thënë Koci para gazetarëve në Aeroportin e Prishtinës.
Ndërkaq, mësohet se Rrustem Mustafa do të udhëtojë rreth orës 14:30.