Fjalë Kyçe

Rrustem Mustafa: Po i përgjigjem ftesës së Speciales, jam dëshmitar dhe i dyshuar

Rrustem Mustafa: Po i përgjigjem ftesës së Speciales, jam dëshmitar dhe i dyshuar

Ish-komandanti i UÇK-së, Rrustem Mustafa-Remi ka arritur në Aeroportin e Prishtinës.

Pas ftesës së Speciales, Mustafa do të udhëtoj sot për në Hagë.

Gjatë deklaratës së tij për media, Mustafa ka thënë se është i pafajshëm mirëpo po iu përgjigjet ftesës.

“Jam duke iu përgjigj thirrjes nga Specialja për pretendimet e Dick Martyt, unë po shkoj në cilësinë e të intervistuarit, jam dëshmitar dhe i dyshuar. Unë po shkojë t’i përgjigjem ftesës. Normalisht, se ne jemi të pafajshëm”, ka thënë Mustafa përcjell lajmi.net.

Mustafa do të intervistohet më 14 janar.

Më herët për në Hagë është nisur ish-komandanti, Sami Lushtaku i cili tha se nuk e dinte në çfarë cilësie është ftuar.