Fjalë Kyçe

Qeveria e aprovoi vendimin e propozuar nga Ministri Yagcilar për strukturat e iniciativës për hapjen e të dhënave të Qeverisë

Qeveria e aprovoi vendimin e propozuar nga Ministri Yagcilar për strukturat e iniciativës për hapjen e të dhënave të Qeverisë

Qeveria e Republikës së Kosovës aprovoj sot vendimin për organizimin dhe funksionimin e strukturave për menaxhimin dhe udhëheqjen e iniciativës së të dhënave të hapura. Vendimi i sotëm është i bazuar në Kartën e të Dhënave të Hapura të cilën qeveria e aprovoi në vitin 2016 si dhe bazohet në raportin e Vlerësimit të Gatishmërisë për Hapjen e të Dhënave, i cili u publikua në nëntorin e kaluar nga Ministria e Administratës Publike.

Ministri i Administratës Publike Mahir Yagcilar tha se aprovimi i vendimit avancon përpjekjet tona të përbashkëta për të krijuar qeverisje transparente dhe të përgjegjshme dhe për të krijuar kushtet e nevojshme për pjesëmarrje efektive të qytetarëve në vendimmarrje dhe për të promovuar politikë-bërje bazuara në fakte. Për më tepër, ministri Yagcilar shpjegoi se publikimi i të dhënave të qeverisë ndihmon inovacionin dhe zhvillimin.

Vendimi i sotëm i qeverisë krijon detyrime për të gjitha ministritë e qeverisë dhe agjencitë ekzekutive nën ministritë për të publikuar të dhënat e tyre në portalin kombëtar për të dhëna të hapura (opendata.rks-gov.net). Për më tepër, vendimi krijon një Grup Drejtues që do të kryesohet nga Ministri i Administratës Publike dhe me pjesëmarrjen e ministrive dhe të shoqërisë civile për të udhëhequr iniciativën e hapjes së të dhënave të qeverisë, si dhe krijon një Njësi për të Dhëna të Hapura në Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit dhe një grup teknik-pune të qeverisë për të zbatuar obligimet për inventarizimin dhe publikimin e të dhënave që posedojnë ministritë dhe agjencitë.

Kontekst: Në vitin 2016 Qeveria e Kosovës aprovoj Kartën e të Dhënave të Hapura, themeloj një portal kombëtar për të dhëna të hapura dhe e mandatoj Ministrinë e Administratës Publike të drejtojë një iniciativë për hapjen e të dhënave të qeverisë. Në nëntor të vitit 2018, Ministria e Administratës Publike publikoi Raportin e Vlerësimit të Gatishmërisë për Hapjen e të Dhënave (ODRA) të realizuar nga një ekip ekspertësh vendas dhe ndërkombëtarë.