Një këmbësor ka marrë lëndimet trupore pasi është goditur nga një veturë në Prishtinë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Ulpiana në Prishtinë, ku vetura e tipit BMW ka goditur 37-vjeçarin V.K.
Lajmi e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, për Gazetën Alo.
Ajo ka thënë se si pasojë e këtij aksidenti viktima ka marrë lëndime të lehta trupore, dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
“Rreth orës 16:30 kemi marrë informatën për një aksident trafiku në rrugën “Bulevardi i Dëshmorëve” në lagjen Ulpiana, ku një veturë në lëvizje e ka goditur një këmbësor. Si pasojë e aksidentit V.K 37 vjeç, ka marrë lëndime të lehta trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me rastin po merren njësitë relevante të policisë”, ka thënë Ahmeti.