Barcelona ka vendosur të bëjë edhe përpjekjen e fundit për të bindur talentin e Ajax, Frankie De Jong për t’u transferuar në ‘Camp Nou’.
Interesimi i shumë klubeve për Frankie De Jong, i ka shndërruar negociatat në një lloj ankandi, nga e cila situatë mund të përfitojë vetëm Ajax, që zotëron kartonin e lojtarit.
‘Sport’ shkruan se Barcelona janë të vetëdijshëm se gara për të nënshkruar me 21 vjeçarin është bërë më e ashpër, pas përfshirjes së Manchester Cityt dhe PSG.
Duke mos qenë në gjendje të konkurrojnë me këto dy skuadra në aspektin financiar, Barcelona do të përdorë një metodë tjetër dhe të fundit për të ndikuar te De Jong.
Katalanët e kanë të qartë se nëse vendimi përfundimtar i De Jong për të ardhmen merret nga interesat e tij financiare, ai do të zgjedh PSG-në apo Manchester Cityn.
Andaj, Barcelona ka vendosur që kandidaturën e tyre të bazohet në suksese sportive, duke i dhënë mundësinë lojtarit që të mësojë nga Lionel Messi, dhe nga historia e suksesshme e holandezëve ndër vite në ‘Camp Nou’.