Sezoni 2018/2019 mund të jetë sezoni i fundit i Luka Modric te Real Madrid.
Mesfushori kroat që arriti sukseset më të mëdha në karrierë në ‘Santiago Bernabeu’ duke fituar edhe Topin e Artë, mund të largohet në fund të sezonit.
Sipas Sport Italia, 33 vjeçari ka refuzuar të gjitha propozimet kontraktuale që i janë paraqitur nga ana e presidentit të Real Madridit, Florentino Perez, përcjell ‘lajmi.net’.
Pavarësisht insistimeve të presidentit Perez, dhe dëshirës së tij për ta mbajtur kroatin në skuadër, ky i fundit ka vendosur të transferohet në Serie A.
Sipas medies italiane, Modric dëshiron të transferohet në futbollin italian, ku po kërkohet nga Inter, pjesë e të cilës skuadër janë disa lojtarë nga Kroacia, të cilët edhe mund të ndikojnë në vendimin e tij për të ardhmen.