Fjalë Kyçe

Në Serbi 64% e të anketuarve duan marrëveshje me Kosovën, kërkoi ose jo BE-ja

Në Serbi 64% e të anketuarve duan marrëveshje me Kosovën, kërkoi ose jo BE-ja

Në lidhje me dialogun Beograd-Prishtinë, 64 për qind e të anketuarve në Serbi konsiderojnë se ky problem duhet të zgjidhet pavarësisht nëse këtë e kërkon ose jo Bashkimi Europian.

Kështu ka thënë sot ministrja e Integrimeve Europiane e Serbisë, Jadranka Joksimoviq, shkruan e përditshmja e Beogradit, “V.Novosti”. Kjo e dhënë doli në bazë të një hulumtimi gjashtëmujorë të kësaj ministrie, siç ka thënë ajo, të kryer sipas standardeve të Eurobarometrit, transmeton Koha.net.

Ajo po ashtu bëri të ditur se sipas këtij sondazhi, 55 për qind e qytetarëve të Serbisë mbështet integrimin europian.