Fjalë Kyçe

Vuçiq: Pa Rusinë s’ka vendim për Kosovën

Pa Rusinë dhe për shkak të fuqisë së Rusisë në Këshillin e Sigurimit, është e qartë se kurrfarë zgjidhjeje për problemin e Kosovës nuk do të ketë. Para çdo zgjidhjeje të problemit të Kosovës do të këshillohem me kryetarin Putin, ka thënë për gazetën Politika kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Ka shtuar se Rusia ndan shqetësimin me udhëheqjen dhe qytetarët serbë lidhur me çështjen e Kosovës, transmeton Koha.net.

„Frikësohem se disa njerëz nuk janë të gatshëm për kompromise. Ne do të vazhdojmë t’i kërkojmë ato, por, po e përsëris, këtë ia kam thënë edhe Putinit, askënd nuk do ta lejojmë ta poshtërojë Serbinë”, ka thënë Vuçiq i cili në vazhdim ka paralajmëruar se zgjidhej nuk do të ndodhë shpejt.

„Ne tërë kohën flasim për zgjidhje, të gjithë kanë dëshirë të flasin për zgjidhje dhe i duan lajmet e mira. Por unë jam realist, nuk jam optimist dhe flas për zgjidhjen. Në këtë moment n nuk po e shoh. Shpresojmë, por nuk mendoj se ajo është afërt” ka theksuar Vuçiq.