Prokuroria Themelore e Ferizajt, gjatë këtyre ditëve të muajit janar, ka ngritur 55 aktakuza. Kurse në 47 raste, kjo Prokurori ka marrë aktevendime për fillimin e hetimeve.
Kjo është bërë e ditur nëpërmjet një komunikate për media nga Prokuroria e Ferizajt.
“Në Departamentin e Krimeve të Rënda, janë ngritur gjithsejtë pesë aktakuza, është bërë një kërkesë për caktim të masës së paraburgimit dhe janë marrë 14 aktvendime përfillim të hetimeve”, shkruhet në komunikatën e dërguar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj.
Departamenti i Përgjithshëm i kësaj prokurorie, ka ngritur gjithsejtë 50 aktakuza, ka bërë gjashtë kërkesa për caktim të masës së paraburgimit dhe ka marrë 26 aktvendime përfillim të hetimeve.
“Ndërsa në Departamentin për të Mitur, në Prokurorinë Themelore në Ferizaj, janë bërë dy kërkesa për caktim të masës së paraburgimit, janë marrë shtatë aktvendime për fillim të procedurës përgatitor edhe janë bërë nëntë kërkesa për shqiptim të masave edukative”, thuhet tutje në njoftim.
Statistikat për aktakuza dhe punën e tyre, kanë publikuar edhe Prokuroritë e tjera nëpër rajone të ndryshme të Kosovës.