Pas publikimit të skandalit të Agjencisë Qendrore të Prokurimit, lidhur me tenderin 23 milionësh për favorizimin e prodhuesve serbë, ka reaguar këshilltari i ministrit të Financave, Bedri Hamza, Lulzim Rafuna.
Rafuna, ka thënë se tenderi në fjalë nuk ka qenë i Ministrisë së Financave dhe Ministri i Financave nuk ka asnjë kompetence për të caktuar se cilat mallra dhe me çfarë kushtesh duhet të shpallen.
Pavarsisht këtyre deklaratave, kujtojmë se Agjencia Qendrore e Prokurimit, mbikryret nga Ministria e Financave.
“Kjo për arsye se Qeveria e Kosovës me Udhëzim Administrative cakton se cilat mallra duhet të prokurohen nga AQP në emër të Organizatave Buxhetore, pas hyrjes në Fuqi të Udhëzimit aprovuar në Qeveri AQP në bashkpunim me organizatat Buxhetore cakton kushtet, kërkesat dhe Obligimet për ta shpallur tenderin, pra siç shihet asnjë procedurë apo veprim nuk merret dhe nuk kërkohet nga Ministri i Financave që nenkupton se është jashtë kompetencave operative të Ministrit të Financave”, shkruan Rafuna,Insajderi.
Më tej, Rafuna thotë se përgjësitë bien mbi zyrtarë të Agjencisë.
“Zyrtaret e AQP se jane pergjegjes para organeve komptente ligjor per veprimet e tyre. Përkundër kësaj Ministria e Financave do te merr gjithe veprimet ligjore per ta sqaruar kete situate ne AQP”, tha Rafuna.