Matjet nga Ambasada Amerikane në Kosovë për cilësinë e ajrit, bëjnë me dije se shkalla e ndotjes së ajrit ka arritur në shifrën 175, shkruan GazetaAlo.
Sipas kësaj statistike, ajri në Kryeqytet është i pashëndetshëm dhe jo i preferueshëm për personat me probleme me mushkëri dhe zemër.
Ndërsa, Maqedonia është vendi me ndotjen më të madhe të ajrit në rajon ku shifrat sipas matjeve, tregojnë shkallën 389./GazetaAlo