Lagjia në hyrje të Podujevës ‘Qarshiat e Llapashticës”, përveç temperaturave të ulta, nga mbrëmë po përballet edhe me një situatë tjetër, jo të këndshme.
Banorë të kësaj lagje kanë thënë për Indeksonline se nga mbrëmë kanë mbetur pa rrymë.
Ata thonë se rryma u ndal mbrëmë në ora 01:00 pasmesnate dhe akoma nuk ka ardhur.
Në këto ditë të ftohta, llapjanët kanë mbetur në terr për më shumë se 19 orë.
Kujtojmë se janë të shpeshta rastet kur në Kosovë, qytetet apo fshatrat mbesin pa rrymë me orë të tëra, e sidomos Podujeva me rrethinë.