Kryetari i të ashtuquajturit Komiteti për Kosovën në Kuvendin e Republikës së Serbisë, Milovan Drecun, tha se pavarësia e Kosovës ka qenë e paparashikueshme.
Ai duke shtuar se Kosova duhet të pranojë se Serbia e ka forcuar pozicionin e saj, ka pranuar se shteti serb po lobon tek shtete të ndryshme për ç’njohjen e Kosovës.
“Është raportuar se Republika e Palaut ka tërhequr njohjen e Kosovës, dhe tërheqja e njohjeve të Kosovës përfaqëson një sukses serioz për Serbinë”, është shprehur Drecun, transmeton lajmi.net
Ndër të tjera ai e ka quajtur si proces të pakthyeshëm pavarësinë e Kosovës, por gjithashtu ka komentuar edhe mbi presionin e Serbisë në shtete të tjera për të mos e njohur pavarësinë e Kosovës.
“Dukej se procesi i pavarësisë së Kosovës ishte i pakthyeshëm, kur shumë vende pësuan nga presioni i vendeve perëndimore për ta njohur Kosovën, Serbia e bëri këtë proces të kundër ndaj lëvizjeve të prapambetura”, tha Drecun.
Ai ka pohuar se Serbia do të vazhdojë këtë proces dhe se Serbia nuk do të pajtohet të njohë pavarësinë e Kosovës.
“Ne do të vazhdojmë këtë proces, nuk do të pajtohemi me situatën që dikush do të na detyrojë të njohim Kosovën shtet, dhe ky rast ka treguar se është e nevojshme të flitet. Në Prishtinë duhet të pranohet fakti se Serbia ka forcuar ndjeshëm pozicionin e saj, duke krijuar kushte për të parandaluar veprime të njëanshme”, tha në fund Drecun.
Vlen të theksohet se Serbia ka hequr vizat dy shteteve të cilat flitet se e kanë tërhequr njohjen e Kosovës.
Bëhet fjalë për Republikën e Palaut dhe për Shën Kits e Nevis.