Fjalë Kyçe

Agim Bahtiri ia thotë këngës në koncertin e Unikkatilit

Agim Bahtiri ia thotë këngës në koncertin e Unikkatilit

Mbrëmë në koncertin madhështorë të organizuar në qytetin e Mitrovicës, ku i ftuari kryesorë ishte reperi Viktor Paloka që njihet si Unikkatil, kishte edhe befasi të tjera për publikun e pranishëm.

Përpos pjesëmarrjes së Unikkatilit, paraqitja e këngëtares së njohur të muzikës popullore shqiptare Shkurte Fejza ngjalli një atmosferë tejet emocionuese dhe patriotike.

E kjo performancë dhe atmosferë e krijuar nga Shkurte Fejza bëri që edhe kryetari i komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri të ngjitet në skenë e t’ja thotë këngës.

Ai së bashku me Shkurte Fejzën kënduan këngë patriotike si ‘Jo nuk ndahet Mitrovica’ , ‘Oj Kosovë oj nëna ime’.

Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që Agim Bahtiri shpreh ‘talentin’ e tij në muzike.