Fjalë Kyçe

Veseli takon Remin: UÇK-ja luftoi në anën e drejtësisë

Veseli takon Remin: UÇK-ja luftoi në anën e drejtësisë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është takuar sot me ish-komandantin e UÇK-së, Rrustem Mustafa – Remi.

Veseli ka thënë se ishte kënaqësi të priste bashkëluftëtarin e tij të kthyer nga Haga, përcjell lajmi.net.

“Ishte kënaqësi të pres në zyrën time, bashkëluftëtarin dhe mikun tim Remin, pas kthimit të tij nga Haga. Qëndrimi i tij dinjitoz rreth ftesës nga Gjykata Speciale, është edhe një provë më shumë për luftën tonë të drejtë çlirimtare. Ne, nuk kemi frikë nga drejtësia, sepse UÇK, nga fillimi në fund, qëndroi dhe luftoi në anën e drejtësisë”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Javën që po e lëmë pas Mustafa qëndroi në Hagë ku u intervistua në Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale për dy ditë rresht.

Në një deklaratë për media, ai tha se u intervistua si dëshmitar dhe i dyshuar.