Fjalë Kyçe

Kosova prej sot me Ministri të Mbrojtjes

Kosova prej sot me Ministri të Mbrojtjes

Kosova edhe zyrtarisht që nga dita e sotme e ka Ministrinë e saj të Mbrojtjes.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë sot në mëngjes zbulimin e pllakës me mbishkrimin Ministria e Mbrojtjes, në hyrje të kësaj ministrie, duke i dhënë fund edhe simbolikisht epokës kur kjo ministri quhej “Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës”.

Rrustem Berisha, që ka drejtuar Ministrinë e FSK-së që nga shtatori i vitit 2017, që nga sot do të jetë Ministër i Mbrojtjes i Kosovës.

“Sot është ditë e veçantë për ministrinë tonë, FSK-në dhe gjithë qytetarët e Kosovës”, tha Berisha pas zbulimit të pllakës, në deklaratën e parë të tij si Ministër i Mbrojtjes.

“Transicioni i FSK-së do të jetë gradual dhe është paraparë një plan 10 vjeçar”, shtoi ai, raporotn kallxo.com.

Në ceremoni mori pjesë edhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Ministria e FSK-së është shndërruar në Ministri të Mbrojtjes muajin e kaluar kur Kuvendi i Kosovës miratoi tri ligjet me të cilat i FSK u transformua në ushtri por duke e ruajtur emërtimin e vet të mëhershëm.