Fjalë Kyçe

Vuçiq shprehet i gatshëm për vendimet rreth Kosovës

Vuçiq shprehet i gatshëm për vendimet rreth Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është shprehur i gatshëm për vendime siç tha ai, të vështira për Kosovën.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq përsëri ka folur në lidhje me një vendim për Kosovën, transmeton lajmi.net.

Në një intervistë për “RTS”-në, Vuçiq ka thënë se është i gatshëm që të marrë vendime të vështira, por siç ka thënë ai, ato vendime duhet të komprometohen.

Vuçiq në këtë intervistë ka thënë se nuk është optimist se do të arrihet një zgjidhje përfundimtare me Kosovës, por siç u shpreh ai, është i gatshëm për vendime të vështira, vendime këto që sipas tij, duhet të komprometohen, transmeton më tutje lajmi.net.

I pyetur nëse Rusia do të mbështesë ndarjen e territorit të Kosovës si një zgjidhje për të dyja shtetet, Vuçiq ka thënë se së pari duhet të hiqet taksa.

“Pasi ata mendojnë se e gjithë Kosova është e tyre, si do të flasin për humbjen e të paktën një metër katror nëse nuk janë të gatshëm të heqin taksën”, pyeti Vuçiq.

Ai sugjeroi se është i gatshëm për vendime të vështira, por se ato duhet të jenë një kompromis.

Sipas Vuçiqit, marrëveshja përfundimtare do të jetë e vështirë si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë.