Në 13 vjetorin e vdekjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova, Presidenti i tanishëm Hashim Thaçi ka bërë homazhe te varri i tij, shkruan GazetaAlo.
Me nderime të larta Thaçi kujton Rugovën si Arkitekt i pluralizmit politik në Kosovë.
“Sot shënojmë 13 vjetorin e vdekjes së Presidentit Ibrahim Rugova, një prej arkitektëve të pluralizmit politik në Kosovë, të dialogut, negociatave të marrëveshjeve, ato të brendshme por edhe ndërkombëtare, të angazhimeve unifikuese, të përpjekjve maksimale për liri dhe pavarësi te Kosovës” është shprehur Thaçi për ish-presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova/GazetaAlo.