Fjalë Kyçe

Ky është 39 vjeçari kosovar që mbeti i vdekur në aksidentin në Merdare

Ky është 39 vjeçari kosovar që mbeti i vdekur në aksidentin në Merdare

39 vjeçari që vdiq në aksidentin e rëndë në fshatin Merdare është Blerim Softolli nga Podujeva.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit, ku Blerim Softolli  nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të rënda që ka marrë dhe ka vdekur.

I ndjeri ishte vozitësi i veturës “Audi 80”, ku edhe u përfshi në aksident me një veturë tjetër me targa të Gjermanisë.

 

Trupi i pajete i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa personat e tjerë të lënduar, janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Ndryshe, mbi 40 persona kanë gjetur vdekjen në rrugët e Kosovës vetëm në gjashtë muajt e parë të vitit 2019