Evropa mund të shkojë në Hënë.
Agjencia evropiane e hapësirës (ESA) i besoi kompanisë “ArianeGroup”, një studim për mundësinë e uljes në Hënë përpara vitit 2025, që do të shënonte rastin e parë për kontinentin dhe mund të prezantonte një prani autonome të njeriut.André-Hubert Roussel, presidenti ekzekutiv i grupit u shpreh me bindje se “pushtimi” i Hapësirës është i rëndësishëm për të ardhmen e njerëzimit në përgjithësi.
Rikthimi në Hënë është i mundur, ndërsa 2019 shënon 50 vjetorin që njeriu shkeli për herë të parë në Hëna. Objektivi i këtij misioni do të ishte shfrytëzimi i shtresës së jashtme të Hënës, më konkretisht të një minerali nga është e mundur nxjerrja e ujit dhe oksigjenit, duke mundësuar marrjen në konsideratë të një pranie autonome të njeriut në Hënë dhe gjithashtu për të prodhuar karburantin e nevojshëm për misionet e eksplorimit më të largët