Pas Komunave të Rahovecit, Vushtrrisë dhe Pejës, edhe Komuna e Gjakovës ka marrë vendim për ndalimin e organizimit të garave me kafshë.
“Ndalohen të gjitha organizimet e garave të kafshëve në Komunën e Gjakovës, në të cilat testohet shpejtësia apo fuqia e kafshës ndërmjet tyre ku mund të pësojë dhembje, lëndime apo ngordhje. Mos rrespektimi i kësaj Urdhërese konsiderohet shkelje e rëndë dhe do të ndërmerren masat ndëshkuese në bazë të nenit 17 të Ligjit për Përkujdesjen ndaj Kafshëve”, thuhet në njoftimin e Komunës së Gjakovës.
Sipas njoftimit, për zbatimin e kësaj Urdhërese do të përkujdeset Drejtoria për Shërbime Publike, Drejtoria për Punë Inspektuese në Komunën e Gjakovës, si dhe do të njoftohet Policia e Kosovës.