Fjalë Kyçe

Avokati Koci tregon a duhet Haradinaj të del në punë pas dorëheqjes si Kryeministër

Avokati Koci tregon a duhet Haradinaj të del në punë pas dorëheqjes si Kryeministër

Edhe pse kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, ka dhënë dorëheqje nga pozita që mbante deri para pak ditësh, ai po vazhdon të shkojë në mbledhjet e qeverisë, shkruan Insajderi.

Avokati Arianit Koci, përmes Facebook ka sqaruar se ani pse Haradinaj nuk është i pari i qeverisë, ai së bashku me ministrat, duhet të vazhdojë të dalë në punë deri në qeverinë e re.

Neni 95.5 i Kushtetutës përcakton se “Nëse Kryeministri jep dorëheqjen ose për arsye të tjera, posti i tij/saj mbetet i lirë, Qeveria bie […] Shumë dispozitë e qartë. Rrjedhimisht, me dorëheqjen e Kryeministrit, e tërë Qeveria dhe kabineti lirohen. Por, përveç Kushtetutës dhe ligjeve, kemi edhe precedentet dhe zakonet. Shteti nuk mund të mbetet pa timonier”, ka shkruar Koci.

Sipas tij, dikush duhet ta drejtojë e të marr vendime për shtetin deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Sipas tij, dikush duhet ta drejtoj e të marr vendime, deri në votimin e mandatarit të ri, ose mbajtjen e zgjedhjeve.

“Sekretaret Permanent të cilët janë zyrtar jo-politik dhe shërbejnë si Zyrtarët Kryesor Administrativ, nuk kanë autorizime ligjore që të marrin vendime të caktuara. Rast konkret e kemi çështjen e ekstradimit. Sekretari permanent nuk mund të marr vendim lidhur me ekstradimin të një personi. Këtë mund ta bëjë vetëm ministri i drejtësisë”, ka shkruar avokati.

Koci thotë se ka shumë raste të tilla, sidomos te ministria e financave.

“Prandaj, Ramushi me ministra, jo vetëm që kanë të drejtë të dalin në zyre deri në votimin e mandatarit të ri apo mbajtjen e zgjedhjeve, por kanë edhe obligim”, ka shkruar Koci.